Fjalor Shqip Shqip | Fjalori Enciklopedik Shqiptar

Fjalor shqip shqip – shkarkim falas
Free download Albanian explanatory dictionary

Fjalor Shqip Shqip

Fjalor Shqip Shqip

Fjalori Elektronik Shqiptar

 

Fjalor shqip-shqip

Shkarkoje falas
Fjalori shqip shqip eshte fjalori me i mire dhe i vetmi fjalor shqip shqip dixhital ne qarkullim. Eshte nje fjalor me 41 mije fjale. Eshte pjese e nje projekti mbarekombetar i Qendres per Edukim dhe Perparim. Eshte shume i vlefshem per te gjithe per ata qe dine mire gjuhen shqipe por edhe per ata qe kane boshlleqe. Aq me teper ne kete kohe te nje tranzicioni te vazhduar dhe emigracionit. Ky fjalor na ndihmon te kuptojme sa me mire gjuhen shqipe, ta flasim dhe ta shkruajme ate sic duhet.

Fjalor Shqip Shqip
Fjalori Shqip Shqip

FESH (Fjalori Elektronik Shpjegues) Fjalor shqip shqip

Per te shkarkuar fjalor shqip shqip klikoni ketu

Menuja e programit te fjalorit shqip shqip eshte ne dy gjuhe shqip dhe anglisht. Per te ndyshuar gjuhen e menuse shkojme. Parametrat > Gjuha ose Settings > Language nese eshte ne anglisht. Ka nje inteface te thjeshte dhe eshte shume i lehte ne perdorim.

1.) Per te bere nje kerkim eshte shume e thjeshte mjafton te shkruajme fjalen
qe duam tek [Fjale kryesore] dhe shtypim [Enter]
psh: fjalen FJALOR

Dhe do te na jape rezultatin dhe spjegimin e kesaj fjale.

FJALOR m. sh.
1. Libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës etj., të cilat renditen zakonisht sipas alfabetit dhe shpjegohen ose përkthehen në një gjuhë tjetër a në disa gjuhë. Fjalor shpjegues (normativ, terminologjik, etimologjik, historik, enciklopedik). Fjalori drejtshkrimor. Fjalor alfabetik (tematik). Fjalor dygjuhësh ( shumëgjuhësh). Fjalor i madh (i mesëm, i vogël). Fjalor xhepi. Fjalori i Filozofisë, Fjalori i Ekonomisë, Fjalori i Fizikës, Fjalori i Botanikës, Fjalori i Mjekësisë Fjalor Antonimik. Fjalori i sinonimeve (i frazeologjisë). Parimet e fjalorit. Ndërtimi i fjalorit. 2. vet. nj. Tërësia e fjalëve që përdoret në një gjuhë ose që përdor dikush; leksik. Fjalor i pasur (i varfër). Njohja e fjalorit. Pasuroj fjalorin.

shkarko-fjalor-enciklopedik

nese duam te kopjojme si informacion perzgjedhim pjesen qe duam te kopjojme
klikojme tek [Editimi]> dhe [Kopjimi] ose thjesht e perzgjedhim dhe shtypim butonat [Ctrl] + [C]
dhe shkojme aty do do e vendosim duke bere paste.

2.) Nese duam te bejme nje kerkim te cilat kane si permbajte ne pershkrim fjalen fjalor atehere shkruajme FJALOR te [Pershkrimi] dhe shtypim [Enter]

Na ka nxjerre te gjitha fjalet-tituj qe kane ne pershkrimin e tyre fjalen FJALOR ne kete rast jane 35 rezultate te gjetura

fjalori-shqip-shqip
Fjalor shqip shqip

 

Shume faleminderit QEP-it per punen e tyre dhe per kete fjalor shqip shqip!

Fjalorët e tjerë i gjeni këtu Lista e fjalorëve


Fjalor shqip shqip – Koment:

Shqipopedia e ka në planet afatgjatë të krijojë një fjalor shqip shqip online, te portali ynë i gjuhës shqipe që mund ta gjeni këtu fjalor.shqipopedia.org  Gjatë gjithë këtyre viteve është punuar në mënyrë sistematike dhe të vendosur për krijimin e një serie fjalorësh dygjuhësh të cilët janë mëse të domosdoshëm për botën shqiptare dixhitale të internetit. Fjalorët kanë avancuar goxha që nga dita e tyre e parë, dhe kanë për të përparuar edhe më shumë. Formati i përgjithshëm i krijuar për fjalorët e gjuhëve të huaja është që çdo lemë të ketë shqiptimin e saj, (shkrimin fonetik nëse aplikohet) ilustrimin grafik, përkthimin e fjalës, lakimin (nëse ka) dhe shembuj të ndryshëm. Për ne kjo është një lemë perfekte. Ndërsa përsa i përket fjalorit të gjuhës shqipe, do përpiqemi të shtojmë përkufizimet e fjalëve, etimologjinë nëse është e mundur, shembuj dhe shprehje të ndryshme. Pa diskutim që kjo nismë është një punë kolosale dhe nevojiten shumë bashkëpunëtorë që një vepër e tillë të realizohet sa më shpejt. Një vepër e tillë është mëse e nevojshme pasi fjalori i mësipërm i FESH, nuk i plotëson nevojat e kohës aq më tepër që për vitet që është botuar kishte ngjyrime dhe motivime të theksuara politike. Fjalori shqip shqip i cili shpresojmë të fillojmë sa më shpejt, do sjellë shqiptimin e fjalëve, por edhe ilustrimin e tyre.  Akoma më mirë do të ishte nëse etimologjia do të kishte edhe historikun e fjalës, si dhe kuptimin etimologjik, pasi një fjalë me kalimin e viteve fjala mund të evolojë dhe mund të ndryshojë kuptin e saj fillesar. Gjithashtu do bëhet shumë punë për gjetjen dhe shtimin e sa më shumë ilustrimve grafike, të cilat ndihmojnë shumë në kuptimin dhe mësimin e një fjale të panjohur.

Dihet që libri kryesor i çdo gjuhe, shteti, kombi apo kulture, është fjalori i tij. Është njëlloj si Bibla. Fjalori është Alfa dhe Omega përmbedhja dhe tërësia e cilado fjale që ai popull apo shtet flet. Është si një lloj iventari i cili radhit listën e bagazhit të një kombi të tërë por edhe të një personi. Dhe sa më i pasur të jetë ai fjalor aq më mirë për atë përson dhe për atë komb. Gjuha shqipe është një gjuhë e veçantë e cila bën pjesë tek gjuhët indo-europiane dhe ndodhet në kategorinë e saj pasi nuk bën pjesë në asnjë familje tjetër të gjuhëve të tjera. Edhe pse e influencuar nga greqishtja e lashtë, nga latinishtja, nga sllavishtja dhe së fundi nga otomanishtja, ruan veçorinë e saj dhe jo vetëm që ka huazuar fjalë nga këto por edhe ka dhënë hua. Për fjalët të cilat janë huazuar nga gjuha greke do të bëhet një punin i posaçëm. Gjithashtu vlen për tu përmendur një numër i madh fjalësh të përbashkëta më gjuhën rumane, dhe akoma për këtë do të ketë një postim të tijin.

Fjalor shqip shqip

36 Replies to “Fjalor Shqip Shqip | Fjalori Enciklopedik Shqiptar”

    1. Anonymous

      Shko ne fillim te artikullit atje ku thote
      “Per ta shkarkuar fjalorin klikoni ketu:”

      Kliko te fjala ketu dhe ka per t’u shkarkuar ne menyre automatike,

      Reply
    1. Shqipopedia

      Ide shume e mire, sepse edhe une android perdor, por Shqipopedia nuk eshte zhvilluesi i ketij fjalori. QEP eshte ai qe e ka realizuar kete projekt, shpresojme qe ta bejne te mundshem dhe ne platforma te tjera, edhe pse nuk eshte nje gje e lehte.

      Reply
    1. Hono Lulu

      Lexo udhezimet dhe kliko atje ku thote

      “Per ta shkarkuar fjalorin
      klikoni ketu:”

      Dhe me pas shkarkimi ka per te filluar

      Reply
    1. Hono Lulu

      Metabolizëm (e ka etimologjine nga greqishtja, folja metavalo, qe do te thote ndryshoj, shndërroj, transformoj)
      Metabolizëmi është shndërrimi i materjes, tërësia e proçeseve biokimike që ndodhin një organizëm.
      Si rrjedhojë metabolizmi përmban të gjitha këto proçese që që marrin pjesë në krijimin dhe çlirimin e energjisë.

      Reply
  1. Fabi

    Une e shkarkiva , por nuk mund ta hap dot. Ndoshta sepse eshte zip. Cfare duhet te shkarkoj ju lutem ? Ky variant eshte per mobile ?

    Reply
    1. Hono Lulu

      Pershendetje. A mund te na e jepni fjalen shoshonj sic eshte ne fjali.

      Nese eshte fjala shushunjë, eshte nje lloj krimbi, si krimbat e tokes por jane pak petashuq dhe pijne gjak si ushqim. Ne anglisht perkthehet leech.

      Reply
    1. Hono Lulu

      Prometeu eshte nje figure e famshme e mitologjise greke. Sipas mitologjise, eshte ky ai qe krijoi njerezit. Por kur pa se njerezit ishin te dobet ne natyre, Prometeu iu jep zjarrin dhe ju meson shkencat.

      Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *