Shqipopedia ka krijur një seri me kurse gjuhesh online.

Për momentin kurset e gjuhës në, anglisht, kurs gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe greqisht janë më të kompletuara, ndërsa të tjerët kanë vetëm një fjalorth bazë. Këto kurse janë krejtësisht falas dhe të gjitha materjalet mundësohen online. Në to, do të gjeni fjalorë me përkthim në shqip, mësime me video, me audio dhe me fotografi etj. Këto kurse gjuhesh janë të ndara nga njëra-tjetra dhe me poshtë keni adresat e tyre.

KURS  GJERMANISHT

 Fjalor gjermanisht shqip online falas me fotografi, me shqiptim (ze) FJALOR  GJERMANISHT  SHQIP  është një nga projektet më të mëdha të Shqipopedias. Ky projekt ka si qëllim krijimin e fjalorit më të madh online falas të gjuhës gjermane. Fjalori mundësohet për të gjithë ata që interesohen në mësimin e kësaj gjuhe, dhe duke u nisur nga numri i fjalëve mund të themi se është për fillestarët për mesatarët por pse jo dhe  për mesatarët e avancuar.
KURS  GJERMANISHT

Aktualisht janë mbi 5000 fjalë, me mbi 4000 mijë shqiptime si dhe mbi 50% të ilustruara me fotografi apo grafikë. Synimi ynë kryesor është që fjalori të jetë multimediatik dhe sa më i kompletuar. Lexuesi pasi kërkon fjalën e duhur, lexon mënyrën e shkrimit, dëgjon shqiptimin nga folës gjermanë, mëson lakimin apo zgjedhimin, shikon një paraqitje grafike ose fotografi të fjalës (e cila ndihmon në kuptimin, mësimin dhe mbajtjen mend të fjalës më lehtë).

Për më tepër vizitoni Fjalor Gjermanisht Shqip.
KURS  GJERMANISHT

 

KURS GJERMANISHT Mëso gjermanisht është një Kurs gjermanisht për mësimin e gjuhës për fillestarët. Në këtë kurs do të mësoni gjërat më elemtare duke filluar që nga alfabeti, numrat, si të lexoni, dhe shumë rregulla gramatikore. Meso gjermanisht ka shqiptime fjalësh, mësime me video, si dhe shumë informacione të tjera.

KURS  GJERMANISHT

 

 

Dhe pjesa e tretë e studimit të gjuhës gjermane, është një metodikë tjetër që kemi zgjedhur, e cila ka si mënyrë pune mësimin e gjermanishtes nëpërmjet dialogjeve, të folur nga folës gjermanë dhe më pas të përkthyer në shqip.
1. Në fillim e dëgjoni dy herë mësimin pa e lexuar apo pa parë përkthim
2. Pastaj e dëgjojeni përsëri duke parë tekstin.
3. Më pas përsëritni fjalët që dëgjoni, duke u përpjekur që të jenë sa më të ngjashme me folësin gjerman.

Përsëritni hapat e fundit disa herë sa të kuptoni që jeni në gjendje të kuptoni se çfarë po thuhet në një fjali. Mos u përpiqni t’i mësoni të gjitha dhe përnjëherësh, pasi mënyra e të mësuarit një gjuhë është një proçes që ka nevojë t’ju riktheheni përsëri mesimeve të mëparshme dhe të plotësoni boshllëqet. Me pak fjalë, psh. kur të arrini te mësimi i dhjetë keni për të kuptuar më mirë mësimin e pestë, dhe kështu me radhë. (përsëritja mëma e dijes) Mos bëni më shumë se një apo dy mësime në javë.  Vizitojeni këtu Dialogë gjermanisht të përkthyer     KURS  GJERMANISHT

KURS  ITALISHT

Kurs Italisht

Dialogë italisht shqip me zë të përkthyer
Kurse gjuhesh

Kurse gjuhesh online falas

Kurs Frëngjisht    Kurs Anglisht     Kurs Greqisht      Kurs Suedisht

Kurs Turqisht       Kurs Bullgarisht   Kurs Norvegjisht    Kurs Serbisht

Kurs Danisht        Kurs spanjisht     Kurs Finlandisht

Kurse gjuhesh online falas

Mësim të mbarë!