Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

zanorZANOR

Që përftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet

e të folurit, duke vënë në lëvizje tejzat e zërit (për tingujt e të

folurit); që përbëhet nga tinguj të tillë. Tingull zanor. Tog

zanor. Sistemi zanor.

ZANORE

Tingull, që përftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet

e të folurit, duke vënë në lëvizje tejzat e zërit; shkronja që

shënon këtë tingull. Zanore gojore (hundore). Zanore e gjatë

(e shkurtër). Zanore e hapur (e mbyllur). Zanore e përparme

(e prapme). Zanore fundore (nistore). Zanore lidhëse

(bashkuese). Zanore e theksuar

(e patheksuar). Grup (tog) zanoresh.

ZËSHËM

Që shqiptohet me zë, që ka zë (për tingujt); kund. i

shurdhët. Tingull i zëshëm. Bashkëtingëllore e zëshme.

ZËSHMIM

Dukuri fonetike kur një bashkëtingëllore e shurdhët

shndërrohet në bashkëtingëlloren e zëshme përgjegjëse

(p.sh. p shndërrohet në b, k në g etj.). Zëshmimi i

bashkëtingëlloreve.

ZËSHMOHET

Shndërrohet në bashkëtingëlloren e zëshme përgjegjëse (për

një bashkëtingëllore të shurdhët).

ZGJATËS

Që shërben për të shënuar tingullin që duhet të

zgjatet gjatë shqiptimit; që shënon një veprim që zgjat. Theks

zgjatës. Shenjë zgjatëse. Aspekti zgjatës (i foljes).

ZGJEDHIM

Tërësia e trajtave që merr folja gjatë ndryshimeve të

saj sipas vetave, numrave, kohëve e mënyrave; grupi i foljeve

që marrin të njëjtat trajta gjatë këtyre ndryshimeve. Zgjedhim i

rregullt (i parregullt). Trajtat e zgjedhimit. Foljet e zgjedhimit

të parë (të dytë…). Folja «punoj» hyn në zgjedhimin e parë.

ZGJEDHOJ

Ndryshoj trajtat e një foljeje sipas vetave, numrave,

kohëve e mënyrave. Zgjedhoi foljen «kam».

ZGJEDHUESHËM

Që mund të zgjedhohet. Fjalë e zgjedhueshme.

ZVOGËLUES

Që shërben për t’i dhënë kuptimit të fjalës një ngjyrim

zvogëlimi. Prapashtesë zvogëluese.

Pages ( 29 of 30 ): « Prapa1 ... 28 29 30Vazhdo»

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *