Fjalori i Astrologjise – Fjalor Astrologjik

Fjalor Astrologjik

SATURNI: Në asrologji Saturni është planeti i disiplinës, i përgjegjësisë dhe përkufizimit. Planeti komandan shenjën e Bricjapit. Kur Saturni është prezent në diagramën e lindjes, i linduri në këtë shenjë është i kujdesshëm, i vendosur, i besueshëm, punëtor. Saturni munda t’i kthejë pesonat drejt pesimizmit, egoizmit dhe papërkulshmërisë


SHENJA AKTIVE: Shenjat aktive janë Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Ujori.


SHENJA MAGNETIKE: Shenjat magnetike janë Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit.



SHENJE FIKSE: Një nga tre cilësitë e shenjave të zodiakut. Demi Luani Akrepi dhe Ujori janë shenja fikse.

SHENJË KARDINALE: Një nga tre cilësitë sipas të cilës shenjat e horoskopit, shenjat kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.

SHIGJETARI: Është shenja e nëntë e zodiakut dhe Dielli kalon çdo vit në këtë shenjë nga 22 Nëntori deri në 21 Dhjetor. Shigjetari ka si elementin e tij zjarrin dhe është i paqëndrueshëm. Kjo shenjë simbolizohet nga një Harkëtar dhe komandohet nga planeti Jupiter. Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz që duan lirinë, kanë etje dhe kërkojnë dije, të hapur për ide dhe eksplorime të reja.


SHQETËSIM: Një aspekt i pafavorshëm apo armiqësisor midis planetëve në hartën e lindjes, që tregon tension, vështirësi ose mosmarrëveshje. Astrologët modernë i lidhin shqetësimet në hartën e lidhjes me probleme psikologjike që personat në fjalë të bejnë një përpjekje për t’i kaluar këto.


SHTEPITË HËNORE: Ndarje e zodiakut në 28 apo 27 pjesë, e bazuar në ciklin Hënor prej 28 ditësh. Shtëpitë Hënore janë përdorur fillimisht në astrologjinë e botës lindore Kineze, Indiane, Arabe. Astrologjia Lindore (Fëmijët e Hënës) është e bazuar në ciklin hënor, ndërsa Astrologjia Perëndimore (Fëmijët e Diellit) është e bazuar në ciklin diellor.


SHTËPITË KËNDORE: Katër shtëpitë në horoskop që pasojnë katër këndet janë shtëpia e parë, e katërt, e shtatë dhe e dhjetë. Në hartën e lindjes planete në ciliëndo nga këto shtëpi tregojnë se personi do të ketë mundësi të dominojë në botë.


SHTËPITË RËNËSE: Katër shtëpitë që vijnë menjëherë pas Shtëpive Pasuese dhe quhen sepse bien larg Shtëpive Pasuese dhe Këndore. Shtëpitë Rënëse janë shtëpitë nr Tre, Gjashtë, Nëntë dhe Dymbëdhjetë. Në hartën e lindjes planetët që ndodhen në sejcilën prej këtyre Shtëpive janë tregojnë se personi është mëndërisht aktiv dhe i aftë të komunikojë ide.



SHTËPITË: Dymbëdhjetë ndarjet e horoskopit që përfaqësojnë kategoritë e ndryshme apo aspekte të jetës. Megjithatë midis astrologëve ka mjaft debate përsa i përket shtëpive dhe kryesisht për ndarjen e tyre. Disa thonë se duhet të jenë tetë shtëpi. Janë shumë metoda për paraqitjen e shtëpive në astrologjinë moderne, mbi njëzetë mënyra. Dymbëdhjetë Shtëpitë e astrologjisë janë: Shtëpia e Parë Vetja. Shtëpia e Dytë Paratë dhe Pronësitë. Shtëpia e Tretë Komunikimi. Shtëpia e Katërt Fillimet dhe Jeta Familjare. Shtëpia e Pestë Kënaqësitë, Krijimtaria dhe Seksi. Shtëpia e Gjashtë Shërbimi dhe Shëndeti. Shtëpia e Shtatë Ortakëria dhe Martesa. Shtëpia e Tetë Vdekja dhe Ringjallja. Shtëpia e Nëntë Eksplorime Mendore dhe Udhëtime të Gjata. Shtëpia e Dhjetë Karrjera dhe Qëndrime Publike. Shtëpia e Njëmbëdhjetë Shoqëria, Shpresa dhe Dëshira. Shtëpia e Dymbëdhjetë Sekretet Pikëllimet dhe Shpërbërja

Fjalor Astrologjik

Comments
All comments.
Comments