FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– U –


ubi bene ibi patria : ku jeton mirë, atje është atdheu yt

ubi mel ibi apes : ku ka mjaltë, atje ka dhe bletë

ubi solitudinem faciunt pacem appelant : ku krijojnë shkretëtirë e quajnë paqe; shprehje që mund të thuhet për pushtuesit që shkatërrojnë dhe më pas pohojnë së janë bartës të paqes dhe kulturës

ultima ratio : argumenti i fundit

ultima ratio regum : argumenti i fundit i mbretërve; këtë frazë kishte shkuar Ludvigu i XIV-të në topat e tij duke treguar se argumenti i fundit që kanë ata që janë në pushtet janë armët, lufta

ultimatum : ultimatum, shkresë ku shkruhen kushte të padiskutueshme

una salus victis nullam sperare salutem : një shpëtim ka për të humburit, të mos shpresojnë në asnjë shpëtim

una voce : me një zë, njëzëri, unanimisht

urbi et orbi : në qytet (Romë) dhe në gjithë botën; kudo

uti non abuti : përdorim, jo abuzim

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *