FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– P –

pace : me gjithë respektin e duhur për dikë por…; për të treguar respekt për dikë dhe ndjesë që ke mendim të kundërt. psh. pace për Naim Frashërin për kjo fjalë që propozon nuk është me orgjinë shqiptare; por mund të përdoret edhe me ironi, pace për ministrin por artistët nuk janë nëpunës komunaleje.

pacta sunt servanda : ato që ramë dakort duhet të zbatohen

panem et circenses : kjo shpehje përdoret për të treguar indiferencë ndaj çështjeve shpirtërore dhe interesim vetëm për argëtim dhe gjëra materjale

passim : referatë që informon lexuesin se kjo çështje që ka indentifikimin passim ndodhet në shumë vënde të tekstit apo të librit

paucis verbis : me pak fjalë, shkurtimisht

pax : paqe, kjo shprehje shoqërohet me një mbiemër për të treguar ndikimin e dikujt: Pax Romana, paqja midis kombeve të Perandorisë Romake që u imponua me forcën e fuqive ushtarake romake; Pax Americana, shprehje për të karakterizuar dominimin dhe influencën e SHBA-së ndaj shteteve të tjera, në nivel politik, ushtarak, social, kulturor etj.

per fas et nefas : me çdo mënyrë të ndershme apo jo
per terram per mare : në tokë dhe në det, kudo.

persona grata : person i mirëpritur (e kundërta persona non grata = person i padëshiruar)

persona non grata : person i padëshiruar; kur një person nuk i lejohet të hyjë në një shtet (e kundërta persona grata = person i mirëpritur)

plaudite, cives : qytetarë duartrokisni; nxitja e aktorëve romakë pas fundit të shfaqes që spektatorët të duartrokasin.

post coitum omne animal triste : pas çdo akti seksual çdo kafshë është e trishtuar

post hoc, ergo propter hoc : pas kësaj, pra për këtë arsye; fraza përdoret për të treguar mashtrimin kur pranohet si shkaku i diçkaje, e cila thjesht rastisi të ndodhë

post meridiem : pas dite

post mortem : pas vdekje

post scriptum : poshtëshënim, P.S., passhkrim, postscript

postulatum : kërkesë

prima facie : në pamje të parë

primum vivere, deinde philosophari : në fillim njeriu duhet të jetojë pastaj të filozofojë; shprehjë për të treguar se nevojat biologjike të njeriut janë më parësore, dhe që të ndjekë dikush çështjet filozofike duhet të ketë zgjidhur problemet jetike.

primus inter pares : i pari midis të barabartëve; për dikë që është kryetar i një grupi në të cilin të gjithë kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime

pro domo sua : për atdheun

pro patria : për atdheun

 

FJALOR LATINISHT SHQIP

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *