FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– N –

natyra nuk bën kërcim së larti

natura non facit saltum : natyra nuk bën kërcim së larti; frazë për vazhdimësinë dhe përmbajtjen e fenomeneve natyrore

ne plus ultra : fjalë për fjalë, jo më shumë; frazë për diçka që ka arritur nivel të lartë perfektshmërie, dhe nuk ka asnjë që t’i ngjajë

nolens, volens : dashur padashur

nomina sacra : emra të shenjtë, bëhet fjalë për emra si Zot, Bir, Ëma, Shpirt, Dominus, etj, të cilët shkruhen me shkurtime

non bis in idem : askush nuk gjykohet dy herë për të njëjtin krim

non compos mentis : jo i shëndoshë mendor

non liquet : fjalë për fjalë, nuk është e dukshme; për të treguar se një konkluzion është i pasigurt, dmth nuk ka siguri nëse diçka është kështu apo jo

non obstante : megjithatë

non sequitur : nuk ka vazhdimësi, nuk del në përfundim nga të parathënat

nulla poena sine lege : asnjë dënim pa ligj

nullo laboro : pa mundim

nunc aut nunquam : o tani o kurrë

FJALOR LATINISHT SHQIP

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *