FJALORI I KUZHINES INDEKSI

FJALORI I KUZHINES

GERMA R

RADHANIK
Dredhanik.

RAGU
Gjellë me copa mishi të ziera e të gatuara me perime në salcë, me piper e me
erëza. Ragu viçi.

REÇEL
Kokrra pemësh a pemlash që zihen me sheqer derisa të trashet lëngu. Reçel
qershie (kumbulle, pjeshke, fiku, ftoi, shalqiri, arre, rrushi, luleshtrydheje,
manaferre).

RESHEDI
Hasude.

REVANI
Ëmbëlsirë që bëhet me miell, me gjalpë, me vezë e me sheqer dhe që, pasi
piqet në furrë, zakonisht mbytet me sherbet; një copë nga kjo ëmbëlsirë. Revani
me kos.

RISHTE
Petarishte

ROSTO
Mish kofshe me erëza e me hudhra, që piqet pak nga pak në zjarr të ngadaltë
dhe që pritet në thela të holla; një pjatë me thela nga ky mish. Rosto viçi. Rosto
me patate.

ROSHNICA
Kokrra të vogla brumi, i cili gatuhet me qumësht e me vezë dhe thahet e
thërrmohet; gjellë e gatuar me këto kokrra brumi. Supë me roshnica.

FJALORI I KUZHINES

Comments
All comments.
Comments