Fjalor Fetar | Fjalori i Feve

Fjalor Fetar

i PABESË

PABESË I
Që ishte i një feje të ndryshme nga ajo e dikujt tjetër, që ishte i
një besimi kundërshtar me një tjetër.

PABESIM
Mungesa e besimit fetar, mosbesimi në një fe.

PAFE I
Që nuk beson në dogmën e fesë, që nuk pranon asnjë fe;

PAGËZIM
Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur.

PAGËZIMTAR
Pagëzor.

PAGËZOJ
Laj ose lag me ujë të bekuar në kishë a në shtëpi fëmijën e porsalindur për ta bërë të krishterë dhe i vë emrin; kthej në të krishterë një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë përkatëse.

PAGËZOR
Ai që pagëzon një foshnjë ose një të rritur.

PAGËZORE
Ena ku bëhet pagëzimi.

PAGËZUAR I
Që ka bërë pagëzimin dhe ka marrë emrin sipas ritit fetar.

PALARE
Pjatë me grurë të zier, që e çonin në kishë besimtarët ortodoksë dhe ua ndanin njerëzve për të përkujtuar një të vdekur.

PANTEIZËM
Botëkuptim filozofik e fetar, që e sheh natyrën si mishërim të zotit, dhe që të dyja janë një.

PAPË
Titulli më i lartë fetar në kishën katolike; ai që mban këtë titull; kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit, përfaqësuesi kryesor i ideologjisë reaksionare katolike dhe i pushtetit të saj.

PAPIZËM
Sundimi i i kishës katolike, i mishëruar në figurën e papës;

PAPNOR
Që ka të bëjë me papën e kishës katolike, i papës.

PARAJSË
Vend shumë i bukur në qiell a në tokë, ku do jetojnë në lumturi njerëzit e penduar për mëkatet e tyre.

PATRIARK
Titulli i kryetarit të kishës ortodokse të një vendi; ai që mban këtë titull, patrik.

PELEGRIN
Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e shenjta; haxhi.

PATRIARKAL
Që lidhet me patriarkun a me patrikun, që i përket patriarkut a patrikut, i patriarkut a i patrikut.

PATRIKANË
1. Selia e patrikut; sistem i drejtimit të kishës ortodokse me një patrik në krye.
2. Zona ku shtrihet administrata e patrikut.

PENDESË
Guri i pendesës, guri që, sipas një zakoni fetar, duhej ta ngrinte peshë ose ta mbante ai që quhej mëkatar nga prifti duke i rënë rrotull kishës.

PENDESTAR
Ai që i rrëfehet priftit. I penduari.

PENDIM
Pendesë.

PENDOHEM
Rrëfehem për mëkatet.

PENDUAR
Që është rrëfyer para priftit, që ka bërë pendesën.

PESHKOP
Kryetari i një dioqeze ortodokse, dhespot (në vendet ku vepron kisha ortodokse).

PETRAHIL
Rrip i gjerë e i gjatë, i qëndisur me fije ari, të cilin e mbajnë të hedhur në qafë e të lëshuar deri te gjunjët priftërinjtë ortodoksë gjatë ceremonive të rëndësishme fetare.

PËRFALJE
Lutje, uratë.

PËRHIJ
I hedh hi mbi kokë dikujt prifti, ditën e parë të kreshmëve.

PËRKUJTIMORE
Përshpirtje për një të vdekur.

PËRNDERUAR
Titull nderi që përdorej për t’iu drejtuar klerikëve të krishterë.

PËRNDRITSHËM
Titull nderi që përdorej për t’iu drejtuar klerikëve të lartë të krishterë.

PËRSHPIRTJE
Ceremoni a meshë që bëhet në kishë për të përkujtuar një të vdekur; ushqime e sende të tjera që ndajnë për kujtim të të vdekurit

PITAR
Meshë e madhe, që besimtarët shpinin në kishë me rastin e një përvjetori të vdekjes së dikujt, pendartë.

POLITEIST
Që ka të bëjë me politeizmin, që i përket politeizmit, i politeizmit; që mbështetet në politeizmin a që përkrah politeizmin;

POLITEIZËM
Besim në qenien e shumë perëndive;

POP
Priftit ortodoks (në Shqipërinë Veriore).

PREDIKIM
Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë për t’u shpjeguar një dogmë fetare, mësimet e fesë etj.; pjesë nga ungjilli që u lexohet e u shpjegohet besimtarëve nga prifti.

PREDIKOJ
U shpjegoj besimtarëve në kishë dogmat fetare, mësimet e fesë etj.; lexoj pjesë nga ungjilli, bëj një predikim fetar (për priftin); përhap një fe a dogmë fetare, duke ua shpjeguar besimtarëve.

PREDIKUES
Ai që predikon.

PREMTE E
E premte e zezë, dita kur është varrosur Krishti.

PRIFT
1. Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare.
2. Ai që kryente shërbesat fetare në një tempull (në kohën e lashtë), faltar.

PRIFTËRI f.
1. Veprimtaria e priftit.
2. Tërësia e priftërinjve, priftërinjtë.

PROFET
I dërguar i perëndisë, që vjen të përhapë një fe, që shpreh vullnetin hyjnor dhe parathotë atë që do të ngjasë më vonë.

PROFETIK
1. Që ka të bëjë me profetin si i dërguar i perëndisë
2. Që parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen; që ka natyrën a karakterin e një profecie.

PROFETIZOJ
Parathem, i frymëzuar nga zoti, atë që do të ngjasë më vonë, them profeci

PROTESTANT
Besimtar e ithtar i protestantizmit.

PROTESTANTIZËM
Emërtim i përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike romake pas reformës së shekullit XVI.

PSAL
Këndoj psalme

PSALM
Secila nga këngët e lutjet fetare që përbëjnë një libër më vete në Dhiatën e vjetër»; këngë kishtare.

PSALT
Ai që këndon psalme në kishë, ai që psal

PSALTËS
Psalt.

PSALTIR
1. Pjesë e «Dhiatës së vjetër» që përmban 150 psalme, libri i psalmeve.
2. Vend i caktuar në kishë, ku rri psalti kur psal.

PURITANIZËM
Lëvizje fetare e politike angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhe që kishte si qëllim kryesor pastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë e kishës katolike.
Fjalor fetar

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Edhe fjalorin fetar kishim manget ne.

    1. Anonymous

      Po ce o, e di ti se cfare eshte psh famulli
      ta them une qe nuk e di,
      ja vejn ketu dhe e gjen. po ky o.

    2. Anonymous

      Jo more e dike ti se cfare eshte famullia dhe nuk e dikam une
      une nuk dija psh cdo te thoshte grigjë ore dhe ndonje fjale tjeter te cuditshme pa famullise i bej zbor une. 😛

  2. etleva

    cfare do te thote fjalla Famulli

    1. Hono Lulu

      Zona ne te cilen ka juridiksion (ku vepron) nje kishe.