Dictionary of Medicine in English (Free download) – Fjalor mjeksor anglisht falas

Fjalor mjeksor anglisht

Fjalor mjeksor anglisht

Dictionary of Medicine in English (Free download)

Fjalor mjeksor anglisht falas free download.

Ky është një fjalor falas për shkarkim dhe është një fjalor mjeksor për ata që dinë gjuhën angleze. Është fjalori bazë i mjekësisë dhe ka mbi 4000 mijë terma të ndryshëm të cilët janë të shpjeguar të gjithë në gjuhën angleze. Ku është e mundur ka dhe ndonjë skicë për dhënien sa më të mirë të kuptimit. Ky fjalor mjeksor është freeware, pra për shkarkim falas. Është mjaft i dobishëm për të gjithë studentët e mjekësisë.

Ky fjalor terminologjik është mjaft praktik dhe nuk e rëndon sistemin, duke qënë i lehtë dhe me opsione të ndryshme e bën më të kollajtë kërkimin e termave të ndryshëm nëse nuk e dimë saktësisht çfarë po kërkojmë apo edhe për gjetjen e termave një grupe.


Fjalor mjeksor anglisht

Si fillim ta shkarkojmë pastaj merremi më kërkimin e termave dhe më përdorimin e tij. Për shkarkimin e programit klikoni këtu. Fjalori mjeksor është krijuar nga Aurelian S. Ivan MD, MS Sam Vaknin, PhD

Më tepër informacion për fjalorin e terminologjisë mjekësore mund të gjeni në sajtin zyrtar ketu.

Fjalor Mjekesor Anglisht Shpjegues
Fjalor Mjekësor Anglisht Shpjegues

 

Pasi e kemi shkarkuar dhe instaluar për përdorimin e fjalëve klikojmë te butoni Browse (Shfleto) dhe kërkojmë psh.: vitamin A dhe do të na dalë rezultati të cilin kemi mundësi edhe ta printojmë.

Një lloj tjetër kërkimi është me Wildcards (kërkimi me simbole) i cili na lejon të gjëjmë grupe fjalësh, fjalë të ngjashme apo, dhe fjalë që nuk i dimë mirë ose që nuk na kujtohen. Psh.:

Përdorim simbolin e asteriskut * të kombinuar me Hyp* do të na dalin të gjitha termat mjekësorë që gjenden në databazë që fillojnë me hyp siç e tregon dhe imazhi i mëposhtëm.

Kombinime të tjera kërkimesh me simbole janë

hyp* Të gjitha fjalët që fillojnë me hyp
hyp*c Të gjitha fjalët që fillojnë me hyp dhe mbarojnë me c
c??a* Të gjitha fjalët që fillojnë me c të pasuara nga 2 gërma çfarëdo, gërma e katër është a, e pasuar nga cilado gërmë
a????a Të gjitha fjalët që fillojnë me a dhe mbarojnë me a, por janë me 6 shkronja.

Fjalor mjeksor anglisht

Mund t’i testoni edhe vetë këto variante që kur t’ju duhen të keni një farë ideje.

Tjetër lloj kërkimi që ofrohet është Definitions (Shpjegimi i termit). Shkruajmë psh.: syndrome dhe do të na shfaqen të gjitha fjalët që në shpjegimin e termit kanë fjalën syndrome.

Më shumë ndihmë rreth përdorimit të programit të fjalorit mjekësor mund të gjendet tek butoni i ndihmës ku tregohen më me hollësi të gjitha funksionet e këtij softueri.
Per te vajtur te fjalori i mjekesise në gjuhen shqipe kliko Fjalori i mjekesise
Per te vajtur te fjalori i anatomik në gjuhen shqipe kliko Fjalor anatomik.

Fjalor mjeksor anglisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *