Enciklopedia e bimeve | Enciklopedia bimore

enciklopedia-e-bimevePas punës së jashtëzakonshme dhe mjaft të vështirë për fjalët e përbashkëta me gjuhën gjermane që shqipopedia realizoi; në portalin e biologjisë, pjesa tek enciklopedia  e bimeve, u pasurua me një numër të madh bimësh. Te kjo listë keni për të gjetur emrin e bimës, emërtime të tjera sinonimike, emrin në latinisht si dhe një fotografi të saj që të kuptoni më mirë për kë bimë bëhet fjalë. Nëse shpesh herë e keni patur të veshtirë të identifikoni apo të tregoni emrin e një bime, nuk jeni të vetmit. Kemi shumë mangësi të gjithë në këtë fushë, për të mos përmendur faktin që për një bimë mund të ekzistojnë disa emertime. Ishte kjo domosdoshmëri që bëri të nevojshme ngritjen e portalit BIO ose thënë ndryshe

Encikopedia e bimeve dhe enciklopedia e kafshëve

Numri i bimëve dhe i kafshëve dihet që është shumë hërë më i madh nga ato që ndodhen në databazën tonë. Megjithatë nëse vërejmë interes në ngritje në këtë fushë do të punojmë për ta pasuruar edhe më tej enciklopedinë duke u bazuar në fjalorë të ndryshëm në shqip. Veçoria bazë e këtij projekti, natyrisht janë fotografitë, të cilat janë siguruar nga domeini publik dhe që janë fotografuar nga vullnetarë apo përdorues nga gjithë bota. Mund të shkoni dhe ta vizitoni këtu, bio.shqipopedia.org  Lexim të këndshëm!

Comments

comments

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *